Report TV -Pasdite protesta e opozitës! Ngrihet postblloku në Elbasan

  • 4 years ago
Edhe në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan është vendosur postblloku për makinat që drejtohen për në Tiranë. Policia kalon në filtër cdo automjet dhe i bëhet një kontroll për dokumentacionet si dhe ku do të shkojë. Deri rreth orës 15:00 nuk raportohet për kthime pas të automjeteve, pasi kanë qenë të justifikuara. Pasdite është protesta në Tiranë dhe opozita akuzon se po pengohen qytetarët të vijnë, por në fakt Tirana është zonë e kuqe dhe cdo makinë që futet duhet të ketë justifikimin e argumentuar.

Recommended