Report Tv - Gjyqi në Catania, Moisi Habilaj kërkon gjykim të shkurtuar

  • 6 years ago
U zhvillua sot në Gjykatën e Catanias seanca parapërgatitore në ngarkim të grupit italo-shqiptarë drejtuar nga Moisi Habilaj. Report TV ka mësuar të gjitha detajet e asaj çfarë ka ndodhur në këtë seancë e cila u zhvillua nën masa të rrepta policore dhe ka mbaruar përpara pak minutash.

Në sallë ishin prezentë Moisi Habilaj i transferuar nga burgu me mjete të blinduara dhe një eskortë policore e përforcuar. Ai është futur në sallën e Gjykatës përmes garazhit të saj. Për arsye sigurie, policia ndaloi mediat të filmojnë gjatë seancës gjyqësore.

Recommended