Grabiti 50 banesa në Gjermani, "skifteri" nga Kukësi përfiton gjykim të shkurtuar

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Gjykata kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka pranuar gjykim të shkurtuar për Gentjan Durakun, pjesë e grupit kriminal që grabiste banesa në Gjermani.

'Skifteri' nga Kukësi u arrestua në korrik të vitit të kaluar në Kukës, dhe u gjetën disa sende të çmuara që besohej se ishin rezultat i vjedhjeve të ndryshme.

Autoritetet gjermane kishin informacione, që nga nëntori i vitit 2015 në zonën e Offenburgut, të një grupi kriminal që kishte vjedhur disa banesave në territorin e shtetit gjerman, pjesëtarët të të cilëve ishin shtetas shqiptar.

"Pas hetimeve rezultoi se shqiptarët Elton Koçiu, Ervis Dalipaj, Ismet Sulaj, Gentjan Duraku, në bashkëpunim me disa persona të tjerë, po shtetas shqiptar, kanë marrë pjesë në disa ngjarje, 50 vjedhje të banesave të shtetasve gjerman, të kryera gjatë viteve 2015-2016 dhe 2017, të cilët kanë vepruar në formën e grupit të strukturuar kriminal, duke e shtrirë aktivitetin kriminal të tyre në territorin e Republikës së Gjermanisë, për një kohë të gjatë, me një organizim të tyre, duke bërë të mundur vjedhjen e sendeve të çmuara tek këto banesa, si orë, bizhuteri, pajisje komunikimi, metale të çmuara, automjete si dhe vlera monetare që ndodheshin nëpër këto banesa.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/grabiti-50-banesa-ne-gjermani-skifteri-nga-kukesi-perfiton-gjykim-te-shkurtuar

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended