Report TV - Zëdhënësi i Merkel për zgjerimin, Hahn vjen në Tiranë

  • 6 years ago
I dërguari i kancelares Merkel, Florian Hahn është në Tiranë për të mbledhur informacion përpara se Bundestagu të marrë një vendim final për Shqipërinë.

Ai u takua me zyrtarët më të lartë në vend, nga Ilir Meta, kryeministri Rama, Gramoz Ruci dhe dy drejtuesit e opozitës Basha e Kryemadhi.

Hahn, i cili është zëdhënës për zgjerimin në CDU/CSU, ka dhënë sinjale pozitive por asnjë vendim përfundimtar.

Burime për Report TV bëjnë me dije se Hahn është shprehur i shqetësuar për mos kryerjen e reformës zgjedhore, ndërsa ritmi me të cilën po kryhet procesi i vettingut është vlerësuar si i ulët.

Njeriu i Merkel u takua edhe me organet e vettingut, e po ashtu edhe me Majlinda Bregun që tani drejton Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal.

Recommended