• 4 years ago
#rtvora #oranews

Komisioni i Venecias do të shqyrtojë përplasjen për Gjykatën Kushtetuese mes mazhorancës dhe Presidentit Ilir Meta. PS, me firmën e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit është kujdesur që kërkesa me 5 pyetjet të mbërrijë 2 ditë para ndërrimit të vitit.

Për këtë arsye përfaqësuesit e komisionit në fillim të muajit shkurt do të zhvillojnë një vizitë në kryeqytetin shqiptar për të dëgjuar palët.

Komisioni hetimor kërkon një opinion nga Venecia për emërimin e Marsida Xhaferllarit prej presidentit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Ekspertët do të duhet të japin mendim nëse Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën duke mos e thirrur Arta Vorpsin për betim dhe cili është mekanizmi që mund të përdoret kur Kreu i Shtetit nuk zhvillon ceremoninë e betimit.

PYETJET E PS PËR VENECIAN

1. A mundet Presidenti të mos organizojë ceremoninë e betimit të gjyqtarit kushtetues?

2. Emërimi i gjyqtarit Kushtetues tej afatit 30 ditor dhe jashtë listës së kandidatëve të miratuar nga KED-i a cënon parimin e gjykatës së krijuar me ligj?

3. A është në përputhje me standardet zbatimi i mekanzimi zhbllokues pas mosveprimit të Presidentit, si rrjedhojë e të cilit konsiderohet i emëruar ky gjyqtar?

4. Nëse presidenti nuk organizon ceremoninë e betimit, a mund të përdoret betimi me shkrim si mekanizëm për të zhbllokuar situatën?

5. Cilat mund të ishin zgjidhjet sipas standardeve më të mira ndërkombëtare për të shmangur raste të tilla bllokimi?

Ardhja e delegacionit të Venecias në Tiranë është mirëpritur edhe nga ana e zëdhënësit të Presidentit. Madje brenda pak ditëve do të jetë edhe Kreu i Shtetit që do t?i drejtohet Komisionit të Venecias mbi procedurën e KED për dërgimin e emrave të kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese në Kuvend dhe Presidencë dhe radhën që duhet të ndjekin institucionet për votimin e tyre. Debat ky që lindi në votimin e Elsa Toskës dhe Fiona Papajorgjit. Pas vizitës dhe raportit paraprak, në seancën plenare Komisioni i Venecia parashikon që të japë opinionin përfundimtar në datën 20 mars për t?i dhënë fund edhe debatit për dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllarit dhe Arta Vorpsit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kushtetuesja-ne-shkurt-perfaqesuesit-e-komisionit-te-venecias-ne-tirane-te-degjuar-palet

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Category

📺
TV

Recommended