Ora News - Panairi kombëtar i librit, 1500 tituj librash të rinj në edicionin e 5-të në Fier

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fieri pret për të pestin vit Panairin Kombëtar të Librit!

Organizatore: 'Me të drejtë kemi se me çfarë të krenohemi. Sepse 5 vite kanë qenë 5 vite punë, përkushtim dhe seriozitet."

Rreth 100 botues, institucione kulturore, arsimore, klube shkrimtarësh, OJF nga të gjitha trevat shqipfolëse gjatë katër ditëve do prezantojnë 1500 tituj librash të rinj nga të gjitha gjinitë.

Dita e parë iu kushtua figurës së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Të ftuar kanë qenë edhe personalitete të njohura të letrave: shkrimtarë, poetë, akademikë, përfaqësues të medias e politikës, të cilët vijnë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e Maqedonia.

Panairi i librit organizohet nga Fondacioni Kulturor ?Harpa? me mbështetjen e Bashkisë Fier dhe Ministrisë së Kulturës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/panairi-kombetar-i-librit-1500-tituj-librash-te-rinj-ne-edicionin-e-5-te-ne-fier

Recommended