Ora News – Panairi i Librit, shtëpia botuese Pegi sjell 16 tituj të rinj

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Botimet Pegi do të vijnë në Panairin e Librit me 16 tituj të rinj, për të gjitha grupmoshat e shijet. Stenda e Pegit do të jetë e vetmja ku do të mund të gjeni romanin e nobelistit të sapo shpallur Kazuo Ishiguro ?Mos më lër të shkoj?, vëllimin e tretë të sagës napolitane "Histori arratie dhe qëndrese? apo romanin ? Posta? të Bukowskit.

Panairi i Librit, eventi më i rëndsishëm kulturor është në prag dhe në Shtëpinë Botuese Pegi çdo përgatitje është drejt fundit.

Titujt e rinj që do të serviren për lexuesit janë të shumtë ndërsa kryeredaktorja, Aida Baro jep disa rekomandime.

Panairit nuk do t`i mungojnë as emrat shqiptarë të letërsisë.

Është menduar gjithashtu edhe për lexuesit e vegjël të cilët në stendën e Pegit do të gjejnë 7 tituj të rinj.

Pegi do të jetë e vetmja stendë ku do të mund të gjeni romanin e nobelistit të sapo shpallur Kazuo Ishiguro ?Mos më lër të shkoj?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/panairi-i-librit-shtepia-botuese-pegi-sjell-16-tituj-te-rinj

Recommended