Rudina/ Vivian tregon takimin e pare te Redi Jupit me babain e saj (10.05.2018)

  • 6 years ago
Çifti Redi dhe Vivian Jupi ishin sot të ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan për të folur për histornë e tyre të dashurisë dhe familjen.
Gjatë emisionit Vivian tregoi takimin e parë të ish-furbllistit të Kombëtares me babain e saj.
?Ka qenë një histori shumë e bukur me babin. Ai nuk e dinte për Redin. Kur unë erdha nga Franca e ftojva Redin në shtëpi që të mësonim bashkë. Në shtëpi si unë si ime motër nuk kemi patur pengesa. Kur erdhi babi më pyeti kush është ai djali? Dhe unë iu përgjigja: Redi. Për momentin nuk u ndje, por më priste diku më tutje dhe më tha: Redi është gjysma e Shqipërisë, më trego diçka më tepër.
I tregova dhe më pas u prezantuan dhe më pas filluan ftesat për një drekë apo për një darkë në shtëpi. Babit i ngjiti Redi shumë sepse është shumë gazmor dhe të përfshin në diskutim. Kur unë u largova në Francë ata vazhdonin të takoheshim dhe kur flisnim në darkë, Redi më tregonte për takimet e tyre?, tregoi Vivian.

Recommended