Xing me Ermalin/ Anita Haradinaj tregon takimin e parë me Ramush Haradinajn

  • 6 years ago
Anita Haradinaj, bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj ishte një tjetër e ftuar e puntatës së sotme ?Xing me Ermalin?.
Gjatë emisionit ajo rrëfeu takimin e parë me bashkëshortin e saj. Anita tregon se gjatë luftës kishte dëgjuar për komandantin Ramush Haradinaj, por nuk e kishte takuar atë. Takimi i tyre i parë është bërë kur ajo kishte nisur punë në një telëvizion në Kosovë.
Ermal Mamaqi: Si jeni njohur ju të dy?
Anita Haradinaj: Ne jemi njohur në punë. Unë kam jetuar në Tiranë dhe në kohën e luftës ishin mediat e huaja në Tiranë dhe nga Titrana shkonin në kufi me Morinën për të raportuar në zonat e luftës. Në atë kohë nëpërmjetë disa lidhjeve unë u bëra përkthyese e televizionit suedez dhe finlandez. Isha vetëm 17 vjeç. Shkova me gazetarët në kufi dhe ata donin të hynin në zonën e luftës, por një ushtar na tha që nuk mund të futeni sepse nuk na lë komandanti. Komandanti ishte Ramushi dhe unë kërkova që ta thërriste. Unë e imagjinoja Ramushin shumë të madh, 2 metra burrë me mustaqe. Kur fillova punë në Koha Vizion Ramushi ishte i ftuar në ditën e parë të transmetimit. E takova dhe i thash që e kisha menduar të madh.
Ramush Haradinaj: Dhe unë e di çfarë i thash? I thash kështu si jam të dal boll./tvklan.al

Recommended