Ora News -"Edhe muret kanë veshë", instalacioni për të mos harruar krimet e komunizmit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Thënie e dëshmi të viktimave dhe të mbijetuarve të krimeve të komunizmit u projektuan në 6 qytete njerësh si një mesazh për të mos harruar. Instalacioni 'Edhe muret kanë veshë' është një krijim i artistes Alketa Xhafa Mripa në kuadër të projektit ?Përkujtojmë për të shëruar dhe parandaluar?.

Në 6 qytete kryesore në të njëjtën kohë u zhvilluan një aktivitet që synon ndërgjegjësim për krimet e komunizmit.

Në kala e fasada institucionesh u projektuan përmes një instalacioni thënie e dëshmi të njerëzve të dënuar të diktaturës.
Por në sheshe, nuk munguan as dëshmitë direkte të të mbijetuara, siç bëri në Shkodër Fatbardha Saraçi Mulleti.

Fatbardha Saraçi Mulleti: Kam treguar dhe për kampin e tmerrshëm të Tepelenës, ku atje shumë familje janë internuar pa u bërë gjyqi. Në ato kampe çuan gjithë familjen, ndër ta dhe fëmijë të vegjël, edhe foshnja, që një pjesë e mirë e tyre edhe kanë ndërruar jetë aty.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/edhe-muret-kane-veshe-instalacioni-te-mos-harruar-krimet-e-komunizmit

Recommended