Report TV - Si i mashtroi “Gulf” në katër ditë me tollona bizneset e qytetarët

  • 6 years ago
Mashtrimi i qindra binzeseve dhe qytetarëve të ndryshëm me shitjen e tollonave, ka ndodhur brenda një periudhë katër ditore. Nga verifikimet e bëra prokuroria e Tiranës ka konstatuar se shitja e tollonave të naftës në masë të madhe dhe me çmim tepër të ulët që varionte nga 125 deri në 130 lekë për litër,ka nisur që prej datës 15 prill 2018.

Superoferta e ?Gulf? ka vijuar të ekzistojë edhe për katër ditë të tjera, deri në datën 19 prill, kur gjithçka është ndaluar, ku një ditë më vonë shoqëria ?Gulf? ka shpallur falimentin në të gjitha pikat e ushtrimit të aktivitetit të saj tregtar.

Në fakt gjithçka duket se ka qënë e inskenuar, pasi jo pa qëllim dhe administratori i kompanisë ?Sun Petroleum Albania? që kishte në pronësi karburantet e ?Gulf?, në datën 18 prill 2018 ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kësaj firme dhe është larguar jashtë shiqpërisë.

Mësohet se brenda afatit 4 ditor në pikat e shitjes së naftës, janë shitur mijëra tollona, ndërkohë ka pasur biznese që kanë porositur deri në 20 milion lekë tollona. Mësohet se tashmë hetimi i akuzës së kryeqytetit është përqëndruar në verifikimin e depozitave të naftës që kompania ?Gulf? grumbullonte sasinë që importonte nga jashtë. Sipas burimeve nëse këto depozita gjatë periudhës 15 prill deri në 19 prill 2018 kanë qënë bosh, atëherë jemi përballë një skeme klasike të mashtrimit.

Recommended