Report TV -Anti-KÇK-ja e dytë/ Si do goditen gjyqtarët dhe prokurorët abuzues për 3 ditë

  • 4 years ago
Shumica socialiste do të miratojë në fillim të këtij muaji nismën e dytë ligjore anti-KÇK (kap çfarë të kapësh) në drejtësi. Nëse akti normativ i miratuar nga qeveria të premten që shkoi parashikon goditjen e njerëzve të krimit përmes izolimit fizik, sekustrimit të pasurive dhe heqjen e të drejtës për të marrë para publike, nisma e dytë ligjore synon goditjen brenda 3 ditëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve 'KÇK', të cilët po shfrytëzojnë maksimalisht kohën që u ka mbetur në sistem para se të përballen me Vetingun, duke bërë kërdinë me vendime arbitrare dhe dukshëm abuzive.

Në mbledhjen e fundit të Konferencës së Kryetarëve, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, njoftoi përgatitjen e projektligjit për miratim në Parlament në fillim të shkurtit, ndërsa theksoi se 'Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë depozituar edhe disa kërkesa të tjera, në bashkëpunim edhe me misionin EURALIUS dhe OPDAT', të cilat do të reflektohen në projektligj.

Recommended