Ora News - Reforma në mësuesi, Demo: Rritja e mesatares mbi 7 do të ndikojë në cilësi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Autoritetet e Arsimit besojnë se rritja e e mesatares për degët e mësuesisë mbi notën 7 do të ndryshojë cilësinë e të diplomuarve në këto programe. Zv/Ministri i Arsimit, Ervin Demo, i ftuar në Ora News, tha se qeveria ka garantuar arsimtarët se pagat e tyre do të rriten deri në 40%.

Rritja e mesatares për pranimin në degën e mësuesisë në notën mbi 7 për autoritetet arsimore do të thotë më tepër cilësi në aduditore dhe profesionistë që do të edukojnë brezat e ardhshëm.

Zv/Ministri i Arsimit, Ervin Demo, i ftuar në studion e lajmeve në Ora News tha se po ndodhë reformë terësore në profesionin e mësuesisë.

Qeveria parashikon që brenda këtij mandatit të dytë, rroga e arsimtarëve të rritet deri në 40%.

Ndërsa për situatën e krijuar në Universitetin e Tiranës pas kontrolleve dhe auditimeve të zhvilluara, Demo tha se mbeshtet çdo hetim për insistucionet e arsimit të lartë ku konstatohen probleme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/reforma-ne-mesuesi-demo-rritja-e-mesatares-mbi-7-do-te-ndikoje-ne-cilesi

Recommended