Ora News - Fiqeri Kollçinaku, mësuesi që ka punuar një jetë në arsim

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Jeta e tij ka qenë një mision në dobi të dijes. Në 43 vite ka arsimuar me dhjetra breza duke i edukuar ata me dashurinë për librin e shkollën. Mësuesi i matematikës, Fiqeri Kollçinaku, numëron 64 vite jetë dhe ky është viti i fundit që do të ndajë me nxënësit e shkollës "Ali Demi", pasi del në pension.

Emocionet nuk i fsheh dhe teksa ka mbërritur në fund të rrugëtimit të tij profesional, kujton fillimet 43 vite më parë kur u emërua mësues në Tropojë.

Fiqiri Kollçinaku: Më keni futur në një botë që është e pafundme me kujtime dhe ngacmime. Nuk më arritur akoma ajo ndjesia që do të lë punën, më duket sikur jam ditën e parë. Vite të shumta sakrifice, me presione dhe pa presione, me dëshira dhe pa dëshira, me arritje dhe pa arritje, me kritika, me lavdërime, të gujitha i kam provuar. Vështirësitë kanë qenë të natyrave të ndryshme. Sa i përket periudhës së parë në Tropojë, vështirësitë kanë qenë më tepër në akomodimin e mësuesve nëpër fshtatra dhe niveli i ulët i fëmijëve në ato zona.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nje-jete-ne-arsim

Recommended