Report TV - Hapja negociatave, Mogherini në Tiranë: Urime, ju flas shqip që ta kuptoni mirë!

  • 6 years ago
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian Federica Mogherini, e cila ndodhet sot në Tiranë, pasi Komisioni Evropian i rekomandoi BE-së nisjen e hapjen e negociatave për antarësimin me shqoipërinë, iu drejtua sot në shqip vendit tonë.

?Urime? ? ishte fjala e parë e Mogherinit.

?Ishte shumë e rëndëisshme që ta thoja këtë në një gjuhë që shqiptarët ta kuptojnë shumë mirë? ? u shpreh ajo.

Më pas Përfaësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së e vijoi konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama në anglisht.

Komenti i Mogherinit tingëllon si një ironi ndaj klasës politike shqiptare, e cila përdorur shpershherë qëndrime dhe interpretime shumë të kundërta për të njëjtat çështje, qoftë edhe për lajmet e mira që vijnë nga Brukseli.

Një ditë më parë opozita e konsideroi rekomandimin për nisjen e negociatave, si një vendim politik të BE-së dhe jo si ndonjë meritë e qeverisë shqiptare apo progres i bërë falë reformave.

Recommended