RTV Ora - Romët "pushtojnë" Fierin: A do na sjellë ujë hapja e negociatave?
  • 5 years ago
#rtvora
Banorë të komunitetit rom në Fier, marshuan në këmbë nga Mbrostari para Bashkisë për ti kujtuar premtimin sipas tyre të pambajtur për ujin e pijshëm. Në përgjigje morën konfirmin se në një kohë të shkurtër në zonën e tyre do të nisë një projekt rehabilitimi, por u kujtuan edhe faktin se kanë qenë vetë ata që kanë dëmtuar rrjetin dhe matësit për të mos paguar faturat.

Me pankartën ?A do na sjellë ujë në shtëpitë tona hapja e negociave me BE?, dhe bidonë bosh në duar, komuniteti rom në Fier marshoi në rrugët e qytetit për problemet jetike.

Para Bashkisë së Fierit, theksuan se prej 20 vitesh në shtëpitë e tyre në Mbrostar ku janë përqëndruar nuk rrjedh ujë i pijshëm.

"Shkojmë tek të tjerët dhe mbushim bidonët".

Përmirësimi i infrastrukturës është një tjetër premtim i pambajtur sipas tyre nga bashkia e Fierit.

Ndaj në prag të nisjes së fushatës për zgjedhjet vendore i kujtuan kryebashkiakut të majtë votat.

"Deri kur do të vazhdojë kjo, votat do të vinë të na i kërkojnë?"

"Kam votuar për ta dhe nuk më kanë bërë asgjë. Legalizimet jo, tokën nuk ma kanë dhënë".

Një përfaqësi e tyre u ftua në Bashkia për ti sqaruar arsyet e vonesave.

Në dalje, banorët thanë se zyrtarët i vunë në dijeni se brenda dy muajve në zonë do të nisë një ndërhyrje rrënjësore, por ata ishin kujdesur tu thonin se kjo nuk lidhej me fushatën.

"Sipas bashkisë ishte në projekt. I pari ishte projekti për ujërat e zeza dhe pastaj uji i pijshëm".

Por nga ana tjetër, banorëve i është bërë e qartë se janë debitor në pagesën e ujit të pijshëm dhe kanë qenë vetë ata që kanë prishur linjat e furnizimit dhe matësat e ujit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/romet-pushtojne-fierin-do-na-sjelle-uje-hapja-e-negociatave
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended