Report TV - Të shtëna armësh në një pikë bastesh në Fier, një person mbetet i plagosur

  • 6 years ago
Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në qendër të qytetit të Fierit.

Nga qitjet dyshohet se ka mbetur i plagosur një person.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një sherri të çastit mes personave, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur.

Njëri prej tyre qëlloi 3 herë me armë zjarri, ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak

Në datën 14.04.2018, rreth orës 21:25 në afërsi të Prefekturës është plagosur me armë zjarri shtetasi A.J, 32 vjeç, banues në Fier,i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi i plagosur dhe autori janë konfliktuar në një pikë basti.

Policia ka shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Grupi hetimor po punon intensivisht për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Recommended