Ora News - Policia masa kundër kultivimit të kanabisit në Dukagjin, banorët: "Na kanë vënë kufi"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prej disa ditësh kush udhëton drejt Dukagjinit nga rruga e Prekalit, kalon përmes filtrit të Policisë së Shtetit.

Një patrullë 24 orë në detyrë është vendosur në zonë, dhe ndalon e verifikon çdo individ dhe mjet që kalon në këtë rrugë.

Udhëtarëve u kontrollohen mjetet e identifikimit, për të provuar nga janë dhe ku shkojnë, ndërsa mjetet kontrollohen çfarë transportojnë.

Burime në Policinë e Shtetit të pyetur nga Ora News pohuan se kontrollet e shtuara vijnë në kuadër të masave kundër kultivimit të bimëve narkotike në zonën e Dukagjinit, këto ditë që përkojnë me sezonin e mbjelljeve. Policia garanton që gjatë kontrolleve nuk cënohet asnjë e drejtë dhe liri e personit dhe gjithçka është brenda ligjit.

Ora News ka mësuar se qëllimi i policisë së Shtetit është evidentimi i të dyshuarve si kultivues apo punonjës të Hashashit, persona nga zona të tjera që tentojnë të mbjellin lëndë narkotike në zonën e Dukagjinit.

Ndërsa kontrolli i mjeteve evidenton nëse drejt zonës transportohen pleh apo lëndë të tjera që mund të përdoren për kultivimin e Hashashit.

Por kjo praktikë ka ngjallur reagim të fortë të banorëve të Dukagjinit, të cilët e kanë krahasuar postobllokun dhe kontrollin me një kufi.

Banore e Dukagjinit: "Kur është koha, në borë, në shi e në breshër, e në më të madhin 'gazeb', për ne nuk i bie mendja për të na sjellë një thes miell e asnjë ndihmë të paktën, tani na bllokojnë rrugën"

Banor i Dukagjinit: "Makinat na i kanë bllokuar, na kanë kthyer mbrapa. Kanë dashur dokumenta që nuk i njoh që në kohën 60 vjet e këtej. Ato dokumenta nuk i pamë"

Banor i Dukagjinit: "Jam duke shkruar emrin për një thes miell aty dhe duke u vënë në pozitë."

Dukagjinasit i druhen faktit se do të përballen me të tilla kontrolle çdo ditë dhe sipas tyre kjo do të ndikojë negativisht në turisëm, një prej sektorëve që po njeh rritje këto vite
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/policia-masa-kunder-kultivimit-te-kanabisit-ne-dukagjin-banoret-na-kane-vene-kufi

Recommended