"Unaza e Re", banorët në protestë, u venë flakën gomave dhe kazaneve, bllokohet trafiku
  • 5 years ago
Banorët e "Astirit" po vijojnë protestën e tyre ndaj vendimit për shembjen e shtëpive, pasi preken nga projekti i zgjerimit të ?Unazës së Madhe".

Ata janë shfaqur pasditen e kësaj të marte në zonën e Astirit me pankarta në duar, në të cilat lexohet "Kryeministër ku je fshehur??, ?Dy duar për një kokë? dhe ?Duam pronat tona". Banorët shfaqen të revoltuar e duke brohoritur njëherazi, kanë djegur edhe një sërë gomazh.

Protestuesit janë shfaqur paraditen e sotme edhe përpara Bashkisë së Tiranës, në tentativa e sipër për të hyrë me forcë brenda saj. Të mbështetur edhe nga deputetët e opozitës, banorët e "Astirit" protestuan për rreth një orë, duke bllokuar edhe rrugën.

Momenti i tensionit ka zgjatur pak sekonda, ndërsa të pranishme ishin edhe forcat e policisë. Banorët i kanë bërë thirrje kryebashkiakut Veliaj që t'i presë për të diskutuar dhe për të gjetur një zgjidhje për banesat e tyre. Ky i fundit u shpreh për to se nuk ka asnjë shans që projekti të ndalet dhe më tej akuzoi opozitën për protestën që ka pothuajse 10 ditë që zgjat.
Recommended