Report TV - Ekskluzive, Raporti i DAP, 12% e punonjësve të administratës ngelin në testim

  • 6 years ago
Rreth 12 për qind e punonjësve të administratës publike nuk e kalojnë testin për përfitimin dhe përditësim e njohurive. Gjatë vitit 2017, janë testuar 905 punonjës, kryesisht të inspektorateve shtetërore, ku 106 nëpunës u vlerësuan ?Jokënaqshëm?.

Të dhënat pasqyrohen në raportin vjetor të Departamentit të Administratës Publike, për vitin 2017, raport i cili do të shqyrtohet dhe miratohet në ditët në vijim nga Parlamenti. Sipas raportit të siguruar nga Shqiptarja.com, nga 905 të testuar, vetë, 19 nëpunës u vlerësuan ?Shumë mirë?. Sipas këtij trendi, 12 për qind e rreth 80 mijë punonjësve të administratës, nuk e kalojnë testin për njohuritë rreth detyrës së tyre.

?Në përfundim të kësaj procedure rezultoi se nga 905 nëpunës civilë të vlerësuar: 106 nëpunës u vlerësuan ?Jokënaqshëm?. Këta nëpunës janë të detyruar t?i nënshtrohen një procedure trajnimi pranë ASPA-s dhe një testimi në përfundim të trajnimit, si dhe një periudhe vlerësimi tremujore; 387 nëpunës u vlerësuan ?Kënaqshëm?. Këta nëpunës janë të detyruar t?i nënshtrohen një trajnimi brenda një viti pranë ASPA-s, për plotësimin e njohurive ku ata kanë paraqitur dobësi gjatë procedurës së vlerësimit; 393 nëpunës u vlerësuan ?Mirë?; 19 nëpunës u vlerësuan ?Shumë mirë??, thuhet në raport.

Recommended