Report TV -Nëpunësit e shtetit/ Rishikohen pagat e Administratës Publike

  • 5 years ago
Administrata publike do t?i nënshtrohet shtatë ndryshimeve të rëndësishme gjatë gjysmës së dytë të vitit 2019. Kështu parashikon një rezolutë detyruese që ka hartuar Kuvendi i Shqipërisë për Departamentin e Administratës Publike. Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka analizuar veprimtarinë vjetore të DAP për vitin 2018, ndërsa ka hartuar në rezolutë me 7 detyra, të cilat duhet të realizohen gjatë vitit 2019. Detyra e parë në dokumentin që pritet të miratohet nga Parlamenti, parashikon ndëshkimin e nëpunësve civilë të cilët kanë demostruar sjellje në kundërshtim me ligjin gjatë fushatave zgjedhore. Në shënjestër do të jenë punonjësit që kanë marrë pjesë në fushatë si dhe ata që kanë penguar procesin zgjedhor, duke u bërë pjesë e skenarit të PD-LSI. Detyra e dytë që duhet të realizohet nga DAP parashikon zbatimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë për rikthimin e nëpunësve civilë në detyrë, duke propozuar edhe marrjen e masave ndaj personave përgjegjës që kanë penguar zbatimin e vendimeve deri më sot apo që kanë shkarkuar në mënyrë të padrejtë punonjësit. Detyra e tretë parashikon rishikimin e skemës së pagave. Kuvendi i kërkon DAP aplikimin e një skeme pagash të drejtë, transparente dhe të bazuar në merita, të zbatueshme nga të gjitha institucionet. Kuvendi thekson se nëse vlerësohet e arsyeshme të propozohen ndryshime të kuadrit ligjor dhe nënligjor.

Gjithashtu, Departamenti i Administratës Publike duhet të fillojë menjëherë rishikimin e strukturave funksionale të institucioneve, me vëmendje të fokusuar tek njësitë e varësisë së ministrive. Po sipas dokumentit të Kuvendit, DAP duhet të përmirësojë cilësinë e përshkrimeve të punës, të rishikojë metodologjinë e klasifikimit të pozicioneve të punës dhe të bëjë informatizimin e këtij procesit për Kryeministrinë dhe aparatet e ministrive të linjës.

Recommended