Ora News - Kreditë e buta për shtëpi, përfitues të thirrjes së dytë 400 qytetarë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në thirrjen e dytë të kredive të buta që pritet të hapet në muajin prill, do të përfitojnë rreth 400 qytetarë ose familje. Bashkia e Tiranës thotë se ka lehtësim të dokumentacionit në këtë fazë dhe përjashtohen nga mundësia e marrjes së kredisë personat që nuk aplikuan më dhe nuk vazhduan proceduart me bankën.

400 qytetarë në Tiranë do të jenë përfitues të programit të kredive të buta nga Bashkia e qytetit. Nuk pritej që nga faza e parë e këtij procesi, 341 familje të mos tregonin më interes pas verifikimeve të dosjeve të tyre dhe një pune voluminoze të bërë në plotësimin e dokumentacionit.

Drejtorja e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale në Bashkinë e Tiranës, Anisa Ruseti, tha se këta qyetarë përjashtohen nga mundësia për të riaplikuar.

Anisa Ruseti: Shkojmë në Këshill Bashkiak për miratimin e thirrjes së dytë për 400 familje të tjera të cilat do të duhet të aplikojnë pranë njësive administrative ku ata janë banorë. Mund të aplikojë çdo njeri i cili nuk ka qenë fitues tek lista e 1000 familjeve tek thirrja e parë. Nëse një person ka qenë fitues tek thirrja e parë dhe nuk ka shkuar për të aplikuar ai nuk ka më të drejtë që të vijë të aplikojë tek Bashkia e Tiranës.

Në këtë thirrje të dytë, ka dhe ndryshim kriteresh. Kredia nuk do te jetë më poshtë se 20 vjet afati, pasi u analizua fakti se me 15 vite këstet e kredive ishin të larta dhe të papërballueshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kredite-e-buta-shtepi-perfitues-te-thirrjes-se-dyte-400-qytetare#.WrvvnEw6H9g.facebook

Recommended