RTV Ora - 14 studentë shqiptarë përfitues të bursës ERASMUS +

  • 5 years ago
#rtvora

Katërmbëdhjetë studentë shqiptarë jane përfitues të bursave ERASMUS +.

Ata do të kenë mundësi të marrin njohuri dhe të trajnohen në universitetet e 8 vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Kreu i delegacionit të BE Luigi Soreca tha se te rinjtë shqiptarë meritojnë të njejtat të drejta dhe mundesi si bashkëmoshatarët e tyre në BE.

Luigi Soreca: "Është një nga programet dhe iniciativat më të suksesshme në BE. Ky sukses është i lidhur me të mirat dhe do ju bëjë ju të kuptoni se çdo të thotë të jesh europian në BE. Programi ndërton ura mes vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve si Shqipëria, lidh popujt e kulturat dhe promovon vlerat e BE-së."

Për Ministren e Arsimit Besa Shahini këto bursa ndikojne në përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë.

Besa Shahini: Kemi 3500 studentë që kanë kaluar mjaftueshëm kohë në universitete të tjera në vende të ndryshme të BE, dhe kur janë kthyer në klasë edhe pedagogët e tyre dhe studentët e tjerë janë shprehur se ka ndryshuar fryma e klasës.

Nga bursat Erasmus plus kanë përfituar rreth 3500 studentë shqiptarë ndërsa Bashkimi Europian ka dyfishuar buxhetin nga 15 në 30 mln euro.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/14-studente-shqiptare-perfitues-te-burses-erasmus

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended