Report TV - Rruga e Kombit nga nesër me pagesë, koncesionari ngre traun

  • 6 years ago
Nga dita e nesërme pritet që çdo automjetet të cili do kalojë në Rrugën e Kombit të bëjë pagesën nga 5 deri në 10 euro vajtje-ardhje.

Burime nga Ministria e Transporteve i thanë Report TV se "në bazë të pikës 11 të kontratës me firmën koncesionare pagimi i taksës së rrugës dhe përdorimi i autostradës do të thotë se koncesionari mbledh dhe mban të ardhurat nga taksa e rrugës. Koncesionari përdor një shesh me dy kahe për pagimin e taksës në afërsi të tunelit të Thirrës.
Të njëjtat burime theksojnë se në bazë të kontratës kompania koncesionare mund të kishte taksimin për këtë Rrugën e Kombit që kur ka hyrë në fuqi kontrata.

Mësohet se kompania koncesionare duke nisur nga e diela e 25 marsit do të nis testimin e sistemit për vjeljen e taksës së kalimit në këtë rrugë.

Siç shihet nga këto pamje paraditen e të shtunës kompania koncesionare ka nisur vendosjen e sporteleve në hyrje dhe dalje të tunelit të Kalimashit.

Punimet për vënien në funksion të traut janë në fazën finale për tu testuar të Dielën.

Recommended