Ora News - Transporti multimodal, Gjiknuri në Sofje: Projekte të përbashkëta mes rajonit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqipëria do të ketë mbështetjen e BE në rindërtimin e hekurudhës por edhe përfundimit të akseve të rëndësishme rrugore në jug të vendit.

Për këtë çështje, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ka diskutuar në Konferencën e Nivelit të Lartë, organizuar nga Presidenca Bullgare e Bashkimit Evropian në kuadër të vitit evropian të transportit multimodal.

Ministri Gjiknuri gjeti rastin të theksojë se Shqipëria tanimë ka avancuar në kordinim me vendet fqinje duke aplikuar për disa projekte të përbashkëta.

Gjiknuri: U përshëndetëm për faktin se shumë shpejt do të fillojmë implementimin e projektit të hekurudhës ashtu sikurse përfundimi i disa segmenteve rrugore, pjesë të korridoreve juglindore. Ka edhe projekte të tjera të rëndësishme siç është ai i menaxhimit të hapësirës detare apo dhe projektet e tjera hekurudhore, sidomos lidhjet e përbashkëta mes Greqisë, Maqedonisë dhe vendeve tjera të rajonit. Realisht mundësitë janë. Ka një mundësi të madhe shtesë për financimet lidhur me projektet e përbashkëta. Nga ana tjetër kërkohet kordinim dhe Shqipëria është duke bashkëpunuar me Malin e Zi, me Maqedoninë dhe Greqinë që të fitojnë projekte të përbashkëta.

Në këtë takim merr pjesë Komisionerja Evropiane për Transportin Violeta Bulc, ministra të transportit të vendeve të evropës juglindore ashtu sikurse disa prej vendeve anëtare, përfaqësues të kompanive private në fushën e transportit hekurudhor dhe rrugor.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/transporti-multimodal-gjiknuri-ne-sofje-projekte-te-perbashketa-mes-rajonit

Recommended