Integrimi në arsim, orë të përbashkëta mes nxënësve

  • 4 years ago
Mësimi në dy gjuhë do të zbatohet në disa klasa të të gjitha shkollave të mesme të Shkupit. Kjo metodë për arsim të integruar është një nismë e Qyteti të Shkupit, të cilët thonë se nxënësit maqedonas do të mësojnë në shqip dhe anasjelltas. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës zhvillimi i mësimit në grupe të përbashkëta nga etnitete të ndryshme do t?i paraprijë edhe rekomandimeve në fushën e arsimit të Komisionit të Venecias. Kreu i Qytetit Petre Shilegov tha se nxënësit duke larguar paragjykimet në baza etnike do të miqësohen natyrshëm gjatë mësimit.

Recommended