Ora News - Kush është pronari i hotelit që u vra në Dibër, sapo ishte kthyer nga Maqedonia

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
32-vjeçari, Elsi Kosiqi, u që ekzekutua mëngjesin e sotëm në derë të Shtëpisë në Maqellarë të Dibrës, u qëllua nga afër me tre plumba pistolete. Burimet thonë se ai ishte me precedentë, ndërsa familja ka edhe një hotel pranë llixhave të Dibrës, dy detaje këto që po përdoren në funksion të hetimit. Ndërkohë disa persona janë shoqëruar në lidhje me vrasjen, por policia ende nuk ka një emër për autorin.

Një 32 vjeçar u vra me armë zjarri në derë të banesës së tij në Maqellarë të Dibrës.

Viktima është identifikuar si Elsi Kosiqi. Ai u qëllua të paktën tre herë me pistoletë nga persona ende të paidentifikuar pasi kishte dalë nga makina dhe po shkonte të mbyllte portën e shtëpisë.

Në atë kohë kanë vepruar edhe ekzekutoret, që siç duket kanë qenë duke e pritur.

Ngjarja u regjistruar rreth orës 01:30 të mëngjesit.

Burimet thanë se 32 vjeçari sapo ishte kthyer nga Maqedonia, ku ka qëndruar në Dibër të Madhe për arsye që po verifikohen.

Pas krimit, autorët e kanë pasur të lehtë të largohen me shpejtësi, pasi banesa e 32 vjeçarit është shumë pranë rrugës kryesore.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kush-eshte-pronari-i-hotelit-qe-u-vra-ne-diber-sapo-ishte-kthyer-nga-maqedonia

Recommended