Digjet qëllimisht automjeti super luksoz në Vlorë, pronari nga Maqedonia: Kam ardhur me pushime

  • 4 years ago
Përfshihet nga flakët një automjet në Vlorë. Automjeti tip "Audi R8" me targa gjermane është djegur në parkimin e një hoteli në Vlorë. Automjeti u perket pushuesve nga Maqedonia të cilët ndodhen në Vlorë.

Automjeti sipas policisë është djegur qëllimisht, duke i hedhur lënde djegëse.

Pushuesit ndodhen prej katër ditësh në Vlorë. Jane nga Kërçova e Maqedonisë dhe jetojnë në Gjermani. Pronari i mjetit quhet Burim Zyberi i cili  thotë se nuk e di cili është shkaku dhe pse e kanë djegur automjetin.

"Unë nga Maqedonia dhe kam ardhur për pushime ka katër ditë. Ka ndodh kjo. Automjetin e kanë djegur. S'kemi dyshime, s'kemi zënka, s'kemi asgjë me askënd. Jetojmë në Gjermani dhe kemi ardhur për pushime. Është shumë keq të ndodhin këto. Policia po heton dhe kamerat e sigurisë e kanë kapur çfarë kanë ndodhur,"-thotë pronari i Makinës.

utomjeti R8 konsiderohet luksoz pasi nëse e merr të ri çmimi i tij në internet figuron 169 mijë dollarë.

Recommended