Ora News - Aksidenti tragjik në Velipojë, ndërron jetë vajza 10 vjeçare

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre ditë pas aksidentit tragjik në rrugën Shkodër-Velipojë, bilanci u rëndua në 4 viktima.

Noemi Preka, vajza 10 vjeçare e familjes që humbi tre anëtarë menjëherë pas përplasjes fatale, ndërroi jetë këtë të mërkurë në spitalin e Shkodrës, ku qëndronte në koma prej pasdites së të dielës.

Mjekët që ndoqën rastin nuk dhanë shpresë jetë për 10 vjeçaren që në aksidentin e 18 shkurtit humbi të atin, Edmondin, motrën 5 vjeçare Ajselin dhe vëllanë më të vogël Rajan.

Ndërkohë e vetmja e mbijetuar nga familja, Etleva Preka, mbetet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën, por në gjendje të rënduar psikologjike.

Familja Preka udhëtonte në një mjet ?Alfa Romeo? që u përplas në rrugën e Velipojës me mjet tip ?Fuoristradë?, brenda të cilit ishin Sokol Mullia dhe Andrea Gjergji.

Lajmin për thellimin e tragjedisë në familjen e Preka e bëri të ditur famulltari i Vepipojës, Dom Marjan Gega.

"Me sa duket Zoti te deshti ma shume se sa ne. Ma shume se te qendroje me ne, ndoshta te gjithe jeten e pikellume, ai i Lumi preferoi me te bashku me baben, motren e vllaçkon tand!Pushofsh ne Paqe Noemi!"

Të martën, familjarë e banorë të Velipojës i dhanë lamtumirën e fundit tre anëtarëve të familjes Preka të paraprirë nga një meshë fetare.

Aksidenti u shënua në zonën e njohur sektor, në rrugën Shkodër-Velipojë, ndërsa dyshohet se shkak u bë një parakalim i gabuar dhe shpejtësia tej normave të lejuara.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/aksidenti-tragjik-ne-velipoje-nderron-jete-vajza-10-vjecare

Recommended