Ora News - Të arrestuarit e operacionit "Porosia" dalin para gykatës, shikoni kush jane

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kanë dalë sot para gjykatës së Elbasanit të arrestuarit në kuadër të operacionit "Porosia" i cili u ndërmor mbrëmjen e 7 shkurtit dhe paraditen e 8 shkurtit.

Të arrestuarit Geraldo Yzeirllari, Kristi Maxhari, Kristian Petani, Edmond Abazi, Gazmor Kokla dhe Ergest Lipo akuzohen se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Gjatë operacionit u sekuestruan eksploziv, armë dhe drogë.

Ndaj tyre do të jepet masa e sigurisë.

Shtetasve Geraldo Yzeirllari dhe Kristi Maxhari iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 82 kallëpe e dyshuar si lëndë plasëse tritor. Shtetasit Edmond Abazi iu ëshët gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 1.5 kg lëndë narkotike, e dyshuar kanabis sattiva. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Gazmor Kokla në Gramsh janë gjetur 1 armë automatik, një pushkë model 56 dhe një sasi prej 440 fishekë, 3 automjete, 15 celularë si edhe një sasi e konsiderueshme vlera monetare."

Në kërkim janë shpallur Egdi Hysnellari dhe Rexhep Kasa. Grupi dyshohet si i përfshirë në atentatin ndaj Lulzim Kullës në Shkodër më 13 janar 2018.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/te-arrestuarit-e-operacionit-porosia-dalin-para-gykates-shikoni-kush-jane

Recommended