Dalin para Gjykates 31 të arrestuarit e termetit

  • 4 years ago
Pas një seance që zgjati rreth 7 orë, gjykata penale vendosi të shtyjë për të shtunën vendimin për 31 të arrestuarit e tërmetit në Tiranë.

Pasi dëgjoi të akuzuarit dhe avokatët e tyre, gjyqtarja Vjollca Spahiu kërkoi më shumë kohë për të vlerësuar pretendimet e ngritura.

Shumica e të ndaluarve kërkuan hetim në gjendje të lirë duke kundërshtuar akuzat: shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve.

Nga 31 të arrestuar Prokuroria kërkon masën arrest me burg për 13 prej tyre. Ndër ta janë dhe dy ish- krerët e komunave, ai i Farkës, Fatbardh Plaku, i Kasharit, Besnik Fuçia si dhe ndërtues e ish- zyrtarë të inspektorateve të ndërtimit.

Ata akuzohen se kanë favorizuar ndërtimin e objekteve që u shemben, jashtë kritereve në kundërshtim me lejet e lëshuara. Në disa godina të dëmtuara nga tërmeti, janë konstatuar dhe ndërhyrje në struktura.

Në total prokuroria lëshoi 41 urdhër ndalime. 10 persona janë ende në kërkim nga policia.

Hetimet për pasojat e tërmetit vazhdojnë edhe në zonat e Dajtit, në atë të Freskut si dhe në Bashkinë e Kamzës.

Tv Klan

Recommended