Bushati u pergjigjet kercënimeve te presidentit grek

  • 6 years ago
Qeveria shqiptare nuk duket e kërcënuar nga deklaratat e Presidentit grek për një veto të mundshme për çeljen e negociatave me BE. Ministri i jashtëm Ditmir Bushati në një komunikim me studentë në platformën e bashkëqeverisjes, pavarësisht se e thekson fuqinë qe ka çdo vend anëtar i BE gjatë marrjes se këtij vendimi të rëndësishëm për Shqipërinë thotë nuk është në interesin strategjik të vendit fqinj të ndërmarrë politika bllokuese ndaj vendit tonë.

?Nuk është në interesin strategjik të Greqisë që të përdorë një politikë bllokuse ndaj Shqipërisë, sikundër në interesin tonë strategjik Greqia të jetë prej mbështetesve kryesore?.

Sa i takon marrëveshjes se re për përcaktimin e hapësirës detare mes dy vendeve, Bushati thotë me bindje që do të jetë shumë me e favorshme se ajo e 2009.

Bushati sqaron dhe pse ende nuk është marrë autorizimi nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta për të negociuar me palën greke për marrëveshjen e detit, një nga arsyet perse u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese marrëveshja e nënshkruar nga qeveria Berisha në vitin 2009.

"Në momentin që grupi i punës së ulet dhe do të kthehet një grup negociator mbi bazën e një plotfuqishmërie që do të merret nga presidenti i Republikës siç e përcakton dhe Kushtetuta".

Brenda 6 mujorit të parë të vitit ministri i jashtëm thotë se Greqia do të kalojë shfuqizojë dhe ligjin e luftës që ekziston ende me vendin tonë.

Recommended