Report TV - Aksident në Vlorë, makina merr përpara motorrin, dy të plagosur

  • 6 years ago
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Vlorës, në zonën e quajtur pranë xhamisë.

Dy persona që udhëtonin me një motorr janë goditur nga mbrapa nga një automjet. Mësohet se dy të lënduarit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit në ambientet e policisë.

Recommended