Report TV - Drejtuesit e automjeteve pa ID, policia shoqëron 24

  • 6 years ago
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë gjatë 48 orëve të fundit, në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë gjatë festave të fundvitit, kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, me qëlllim, kapjen e personave që qarkullojnë me armë, të atyre të shpallur në kërkim, parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshshme apo të lëndëve narkotike.
Kontrollet janë intensifikuar edhe nga Policia Rrugore e Tiranës duke përdorur Dragerat e Radarët, për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara , apo të atyre që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Si rezultat i kontrolleve të ushtuara nga Forcat e Posaçme e Operacioneve Speciale në bashkëpunim me Shqiponjat janë kapur 6 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale , për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe.

Recommended