Ora News - Vlorë, dy "pasagjerë" grabisin taksistin, e futin në bagazhin e makinës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një taksist ka rënë pre e grabitjes me dhunë. Policia thotë se "ngjarja ka ndodhur në Vlorë, ku taksisti Bujar Elezi 48 vjeç kishte marrë pasagjer dy shtetas nga Durrësi për në Vlorë, të cilët në afërsi të Levan-Fier e kanë dhunuar fizikisht dhe e kanë futur në bagazh të mjetit".

Policia thotë se autorët e kanë zbritur dhe e kanë lenë në rrugë midis fshatrave të Kërkovës dhe Bunavisë, ku i kanë marrë mjetin tip Benz dhe janë larguar.

48-vjeçari ka marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë prej mbrëmjes së djeshme janë organizuar shërbimet Policore dhe janë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve. Për dokumentimin e plotë të ngjarjes po kryhen hetime të përbashkëta mes Drejtorisë së Policisë Vlorë, Fier dhe Durrës.

Gjithashtu po bashkëpunohet për kapjen e autorëve edhe me Policinë e Gjirokastrës, Delvinës dhe Sarandës. Për arsye hetimi nuk bëhen të ditur më tepër të dhëna.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vlore-taksisti-dhunohet-dhe-grabitet-nga-dy-persona

Recommended