Report TV - Video ekskluzive në Vlorë, breshëri automatiku drejt makinës ku ndodhej Mikel Mehmeti

  • 5 years ago
Në datë 14 janar të këtij viti në lagjen 'Pavarësia' në Vlorë Mikel Mehmeti u plagos në një atentat me armë zjarri (lexo ketu). Automjeti i Mikel Mehmetit 'Audi A3' me targa AA 653 VC, u qëllua nga një tjetër makinë tip fuoristradë duke e plagosur në tre vende të ndryshme 41-vjeçarin. Report Tv ka siguruar videon ekskluzive të atentatit ndaj Mikel Mehmetit. Në pamje, duket momenti kur autorët kanë ndaluar disa sekonda dhe nga makina e tyre dhe kanë qëlluar Mehmetin fillimisht 5 herë, i cili ishte dukë lëvizur me 'Audi A3'.

Pas të shtënave të para me breshëri autorët kanë kthyer makinën dhe për t'u siguruar se e kanë ekzekutuar e kanë qëlluar sërish në ecje dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Mehmeti është kapur në befasi dhe nuk ka pasur asnjë mundësi reagimi, pasi ka qenë në timon, por fatmirësisht ka arritur që të mbijetojë. Në videon e siguruar nga Report Tv, ai duket teksa del nga makina i plagosur dhe kërkon ndihmën e qytetarëve, pasi ngjarja ka ndodhur në mbrëmje në lagjen 'Pavarësia'.

Nga ekspertiza rezultoi se makina e 41-vjeçarit u qëllua 10 herë, 3 plumba kapën Mehmetin, një në gjoks, një në shpatull dhe një në bark, ndërsa deri tani nuk ka asnjë të arrestuar. Makina e autorëve me të cilën e ndoqën dhe më pas i bënë atentat Mehmetit ishte me targa false, ndërsa është larguar në drejtim të Ujit të Ftohtë mbrëmjen e 14 janarit në Vlorë dhe deri tani nuk ka asnjë gjurmë.

Recommended