Ora News- "Në panteonin e vlerave", libri më i ri i gazetarit Halil Rama

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në ambjentet e Akademisë së Shkencave është zhvilluar promovimi i librit "Në panteonin e vlerave" nga gazetari Halil Rama.

Një liber racional, dokumentar, arkivor që pasqyron vlerat kulturore dhe artistike te Shqipërisë.

Përmes portretizimit të personaliteteve të spikatur, të njohur dhe të panjohur për publikun, autori sjell histori reale që do ti shërbejnë brezave.

Frymëzimi i tij për të shkruar është gjenerali Rrahman Parllaku, i cili i pranishëm në promovimin e librit jep vlerësimin për botimin.

Përmes falenderimeve për vlerësimin e librit të tij, shkrimtari shprehet se nuk do të ndalet kurrë duke shkruar mbi panteonin dhe vlerat e figurave të historisë.

Vepra e Halil Ramës rreshton vlera të qytetarisë dibrane dhe të përkushtimit të brezave të saj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ne-panteonin-e-vlerave-libri-me-i-ri-i-gazetarit-halil-rama

Recommended