Report TV - Francë,i riu në vdekje klinike, babai flet për Report Tv

  • 6 years ago
Florenc Beqiraj, 23-vjeçari nga Shkodra ndodhet prej një jave në gjendje kome në një spital në Marsejë të Francës pas dhunës së ushtruar ndaj tij në burg. I riu ishte arrestuar nga autoritetet franceze pasi ishte kapur pa dokumente, ndërsa në qelitë e burgut dyshohet se është dhunuar.

Gëzim Beqiraj, babai Florenc Beqirajt ndodhet pranë të birit në Marsejë të Francës. Në një lidhje telefonike për Report Tv ai tha se mjekët e spitalit duan t'i heqin tubat, ndërsa shton se nuk do të firmosë kurrë për të autorizuar mjekët për një veprim të tillë. "Gjendja e djalit është njësoj, në aparatura. Mjekët thonë se nuk i funksionon truri. Sot thanë që i ka ndaluar edhe zemra, po e mbajmë në jetë me aparatura. Edhe pse është gjallë djali, këta duan ta mbysin. Unë e dua djalin gjallë, dua ta lë ashtu, unë për vete nuk hedh firmë. Unë jetoj në Mal të Zi familjarisht, bashkë me vëllezërit. Kemi ikur për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Djali ka qenë në Francë ku ka kaluar azil ekonomik. E morëm vesh përmes një kushërire të kunatit tim se djalin e kemi brenda në rajon të policisë. Kam folur në telefon dhe më ka thënë se do kthehem për 2-3 ditë. Vonuan 5-6 dhe e morëm në telefon oficerin e policisë dhe na thanë se Florenci është i vdekur dhe e kemi dërguar në spital".

Recommended