43-vjecari flet per dhunen: Babai me ka goditur me karrige

  • 4 years ago
Emisioni ?Historia ime? në Tv Klan solli historinë e një 43-vjeçari nga Tepelena, i cili që prej fëmijërisë ka një raport aspak të mirë me babain e tij. Ilir Dehari tregoi në studio se i ati ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike të vazhdueshme ndaj tij. Përveç kësaj babai gjithmonë e ka përçmuar dhe asnjëherë nuk i ka dhënë të drejtën të flasë, apo të shprehë mendimin e tij në familje. Dhuna ka shkuar deri aty sa ai e ka goditur edhe me karrige. Por edhe sot që ka familjen e tij, Iliri ndihet i përndjekur prej babait.

Recommended