Rritja e masave te sigurise per festat e fundvitit

  • 6 years ago
Shkëmbimi informacionit me agjencitë e sigurisë së vendeve partnere është pjesë e planit të masave të Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë festave të fundvitit.

Komunikimi me agjencitë homologe të sigurisë në rajon dhe në Europë, mbi elementë me tendenca terroriste, apo radikale, është i vazhdueshëm. Policia i shtoi masat e sigurisë, por Drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike, Albert Dervishi, thotë se përsa i përket vendit tonë, nuk ka vend për panik.

?Edhe në këtë kuadër, Policia e Shtetit ka vijuar të shkëmbejë informacionet e duhura me agjencitë e sigurisë dhe me vendet partnere, qoftë për tendencat e sulmeve me makina, sulmet me armë zjarri me thika apo forma të tjera. pavarësisht kësaj rreziku mbetet minimal.?

Veç patrullimeve, do të ketë kontrolle të rrepta në pikat kufitare.

?Shërbimet e policisë kufitare do të jenë të dubluar në funksionet e tyre dhe do të tregohet kujdes ndaj personave të rrezikshëm me precedentë që mund të tentojnë të lëvizin.?

Shërbimet e policisë do të mbështeten edhe nga Forca të ndërhyrjes së shpejtë.

Recommended