TIA refuzoi marrjen e masave të sigurisë në rrethimin e Rinasit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Zbardhet një nga korespondencat e policisë së Rinasit me kompaninë koncesionare TIA në lidhje me sigurinë e aeroportit ndërkombëtar të vetëm të vendit.Vetëm disa muaj para supergrabitjes së të martës së kaluar, policia e rinasit i kishte dërguar një nga shkesat e shumta në lidhje me mungesën e masave të sigurisë , sidomos në portat e emergjencës por edhe me mungesën e sënsorëve në gardhin metalik rrethues.Por në letrën e kthyer TIA i cilëson paralajmërimet e policisë për masat e pamjaftueshme, si të papërshtatshme dhe jo të duhura.Në letrën që mban firmën e drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv të TIA-s Rolf Castro Vasquez theksohet se autditimet ndërkombëtare nuk kanë konstatuar anjë problem.Po në letër TIA shprehej se shqetësimet e policisë së Rinasit do t?ia kalonte nënkontraktorit të saj ICTS Albania, por asnjë masë nuk u mor dhe për rrjedhojë brenda pistës së aeroportit u vodhën sërish paratë e bankave.Korespondenca mes policisë së Rinasit dhe Tias është vënë në dispozicion edhe të prokurorëve të çështjes të cilët po analizojnë veprimet e të dyja palëve për të nxjërrë përgjegjësit.
Recommended