Dy viktima nga rrjedhja e gazit

  • 6 years ago
Një çift bashkëshortësh kanë humbur jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit në banesën e tyre. Rrok e Prena Tata përkatësisht 60 dhe 56 vjeç janë gjetur të pajetë në apartamentin e tyre nga fqinjët.

Prej pasdites së të enjtes, çifti Tata nuk ishte parë të dilte nga shtëpia dhe për këtë arsye fqinjët kanë hyrë dhe i kanë gjetur pa jetë.

Specialistët e ISHTI-t kanë ekspertuar bombolën e gazit dhe kanë konstatuar se ajo nuk ka qenë e dëmtuar, por është lënë e hapur.

Ky fakt i bën hetuesit të dyshojnë për një akt të qëllimshëm nga viktimat.

Ata janë gjendur afër njëri-tjetrit, burri i shtrirë në divan dhe gruaja në ulur në kolltuk duke ndjekur televizor. Çifti Tata jetonte së bashku me mbesën e tyre 8-vjeçare, por mbrëmjen e të enjtes, ata e kishin larguar, duke e çuar që të flinte te një fqinj.

Megjithatë nuk përjashtohet edhe mundësia që bombola mund të jetë harruar hapur nga njëri prej viktimave. Rrok dhe Prena Tata janë me origjinë nga Shkodra dhe prej 25 vitesh jetonin në qytetin e Vlorës.

Recommended