Dy viktima nga koronavirusi ne 24 ore

  • 4 years ago
2 pacientë të prekur me Covid-19 nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me virusin gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

?Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, 2 qytetarë nga Tirana, një 66 vjeçar dhe 73 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese?.

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 832 testime dhe janë konfirmuar 106 të prekur me virus.

?31 të prekur në Tiranë, 12 në Durrës, 10 në Shkodër, 6 raste në Korçë, Kukës, Lushnje, 5 raste në Dibër, 4 raste në Fier, Kavajë, 3 raste në Kurbin, Elbasan, 2 raste në Devoll, Lezhë, Vlorë, 1 rast në Krujë, Rrogozhinë, Mat, Gjirokastër, Përmet, Divjakë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Klos, Patos?.

Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 182 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë, në 24 orët e fundit 137 qytetarë rezultojnë të shëruar, duke e çuar në 7534 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended