Ora News - Integrimi, Meta kërkon kontributin e Universiteteve dhe akademikëve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në kohën kur integrimi në Bashkimin Europian mbetet sfida e përbashkët dhe prioriteti kryesor i Shqipërisë, Presidenti Ilir Meta kërkon nga Universitetet dhe akademikët të rrisin rolin dhe kontributin në këtë proces.

Nga Shkodra ku mori pjesë në festimet për 60 vjetorin e krijimit të Universitetit "Luigj Gurakuqi", Kreu i Shtetit tha se vendi më shumë se kurrë ka nevojë për kapacitetet krijuese dhe fuqinë e rinisë.

Meta: Është kjo rrugë e integrimit në Bashkimin Evropian që kemi zgjedhur, me në krye Shkodrën, 27 vite më parë e cila kërkon nga të gjithë, por veçanërisht nga ju, të dashur pedagogë dhe studentë, të përgatitemi për të përballuar me sukses dhe me cilësi të lartë sfidat e konkurrencës së shoqërisë dhe shkencës bashkëkohore.

Politikat arsimore dhe ato të punësimit ishin në qendër të fjalimit të Kreut të Shtetit. Shqipëria që po ndërtojmë u takon në radhë të parë të rinjve, theksoi presidenti Meta duke u kujtuar sfidën e madhe të punësimit të të rinjve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/integrimi-meta-kerkon-kontributin-e-universiteteve-dhe-akademikeve

Recommended