Ora News - Meta fjalim në Asamblenë e OKB, flet për rajonin dhe çështjet ndërkombëtare

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti, Ilir Meta, ka deklaruar nga Nju Jorku se Shqipëria mbetet e angazhuar për përmbushjen e reformave për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE.

Në fjalimin e tij në Sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku temë e debatit të përgjithshëm është ?Shndërrimi i OKB-së në një organizatë të lidhur e të përshtatshme për të gjithë popujt?, Meta u shpreh:

Meta: Ndërsa presim një vendim pozitiv në të ardhmen për të hapur negociatat e pranimit me Bashkim Europian, ne mbetemi të përkushtuar për të ecur përpara dhe pa vonesë me reformat e brendshme në fusha kyçe. Ne gjithashtu e konsiderojmë përparësinë e Bashkimit Europian për bashkëpunim të hapur rajonal si një politikë të domosdoshme.

Me proceset e vazhdueshme të paqes e të integrimit në Ballkan, theksoi Meta, ne besojmë se çdo arritje dypalëshe në gjirin e vendeve tona kontribuon drejtpërsëdrejti edhe për një paqe, siguri, qëndrueshmëri dhe zhvillimin ekonomik më të madh.

Kreu i Shtetit nënvizoi se Shqipëria konsideron se Marrëveshja midis Greqisë dhe Maqedonisë, e arritur kohët e fundit, ka mundësinë të shndërrohet në një arritje historike.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/meta-fjalim-ne-asamblene-e-okb-flet-rajonin-dhe-ceshtjet-nderkombetare

Recommended