Report TV - Donald Lu 30' në zyrën e Kryeprokurores, takimi I me Arta Markun

  • 6 years ago
Report Tv ka zbuluar detaje nga takimi i ambasadorit Donald Lu me Kryeprokuroren Arta Marku, paraditen e sotme. Burime në dijeni të asaj çfarë diskutuar në takim i thanë Report Tv në kushtet e anonimatit se diplomati Lu kërkoi nga Marku të nxisë prokurorët të shënjestrojnë korrupsionin.

Numri një i diplomacisë amerikane në Tiranë është treguar i ashpër në takimin e parë me kryeprokuroren e re, ku i ka kërkuar të hetojë korrupsionin në nivel të lartë, si dhe të zhvillohen hetime intensive për kriminelët e lidhur me politikën.

Temë diskutimi mes ambasadorit Lu dhe kryeprokurores Marku ka qenë dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili akuzohet si i lidhur me trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë, për të cilin LU ka kërkuar të vijojnë hetimet.

?Nxisni prokurorët të shënjestrojnë korrupsionin. Prokurorët të hetojnë korrupsionin në nivel të lartë. Hetime intensive për kriminelët e lidhur me politikën. Të mos ndalen hetimet edhe për Saimir Tahirin. SHBA mbështet prokuroren Arta Marku në përmbushjen e detyrës kushtetuese. Marku në detyrë e pavarur, larg ndikimeve politike?, mësohet t?i ketë thënë Donald Lu kryeprokurores së re.

Recommended