Report TV - Donald Lu 30' në zyrën e Kryeprokurores, takimi I me Arta Markun

  • 6 years ago
Ambasadori i SHBA, Donald Lu, ka zhvilluar një takim me Kryeprokuroren e Përkohshme, Arta Marku, në Prokurorinë e Përgjithshme. Ambasadori Lu qëndroi për 30 minuta në zyrën e Markut, duke zhvilluar takimin e parë me Kryeprokuroren e sapozgjedhur.

Ky takim mes dy zurtarëve erdhi vetëm një ditë pasi Donald Lu takoi kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi. Krerët e opozitës zhvilluan një protestë të dhunshme ditën e hënë, kundër zgjedhjes së kryeprokurores së re.

Takimi mes Lu dhe Markut zgjati 30 minuta, ndërsa tani Kryeprokurorja e Përkohshme do të prezantohet te vartësit e saj në Prokurori. Ajo ka thirrur në takim një ditë më parë të gjithë prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme.

Recommended