Ora News - Atentat 39 vjeçarit në hyrje të qytetit të Korçës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 39 vjeçar në Korçë është qëlluar me armë zjarri hyrje të qytetit në aksin rrugor Korçë-Ersekë. Policia bën me dije se shtetasi M.Z, ka përfunduar në spitalin e Korçës me plagë në këmbë nga armë zjarri dhe sipas deklarimeve të tij, është qëlluar nga një shtetas që është larguar më pas me shpejtësi me një automjet.

"Nga të dhënat e para si edhe deklarimet e marra këtij shtetasi, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në hyrje të Korçës, përgjatë aksit rrugor Korçë-Ersekë, ku ky shtetas është qëlluar nga një person ende i paidentifikuar, i cili ka mundur të largohet me shpejtësi nga vendngjarja, me një mjet", sqaron policia.

Aktualisht ky shtetas ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/atentat-39-vjecarit-ne-hyrje-te-qytetit-te-korces

Recommended