BE: Dënojmë dhunën në parlament - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe Bashkimi Evropian ka dënuar dhunën në seancën e parlamentare të së hënës ku u zgjodh prokuroja e përkohshme Arta Marku. Përfaqësia diplomatike e unionit ne Tiranë në reagimin e saj ndan të njëjtin shqetësim ashtu si Shtetet e Bashkuara te Amerikës, duke i quajtur te papranueshme sjelljet e anëtareve te parlamentit. Brukseli nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit mes palëve për zbatimin e reformave.



?BE-ja dënon dhunën në protestat e djeshme dhe sjelljen e anëtarëve të Parlamentit në seancën plenare. Proceset demokratike, qofshin ato seanca parlamentare apo protesta, duhen lejuar të zhvillohen në mënyrë paqësore. Qytetarët shqiptarë u kërkojnë përfaqësuesve të tyre të zgjedhur të tregojnë lidership dhe përgjegjësi, si dhe të punojnë në partneritet për të ndjekur reformat e rëndësishme që janë gjithashtu vendimtare për aspiratën e Shqipërisë për t?iu bashkuar BE-së.?



Një ditë më parë Shtetet e Bashkuara mbajtën nje qëndrim te drejtpërdrejte dhe te ashpër per çka ndodhi ne parlament dhe jashtë tij, ku u hodhën flakadanë dhe granata tymuese. Ambasada Amerikane theksoi se reforma ne drejtësi po fillon te jape efektet e para dhe se politikanet kane frike prej saj.

Recommended