Deputetët përleshen në parlament - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Këto janë pamjet e përleshjes mes ligjvënësve në Parlamentin e Hong Kongut. Deputetët kanë debatuar ashpër gjatë seancës kur në rendin e ditës ishte ligji për ekstradim, ligj i cili ka shkaktuar një ndarje të thellë mes atyre që janë pro dhe kundër. Pamjet tregojnë një nga ligjvënësit që ka humbur ndjenjat dhe ekipi mjekësor e transporton me urgjencë për në spital. Sipas mediave të Hong Kongut, deputeti humbi ndjenjat pas përleshjes në sallë. Ligji për ekstradim është kritikuar ashpër pasi e bën më të lehtë dërgimin e të dyshuarve kriminelë në Kinë, ku ata mund të përballen me akuza dhe gjykime të padrejta. https://www.scmp.com/video/hong-kong/3009825/opposing-political-camps-clash-hong-kongs-legislature-over-controversial Ndërkohë dhjetëra mijëra njerëz kanë marshuar prej disa ditësh kundër ndryshimeve të ligjit për ekstradim. Ata thonë se ndryshimet do të dëmtojnë pavarësinë ligjore të Hong Kongut.

Recommended